Nga KLODJANA HAXHIAJ*

DURRËS – Ish-deputeti Sokol Olldashi shpallet qytetar nderi i qytetit të Durrësit pas vdekjes, qytetit ku ai lindi. Në ceremoni ku nuk munguan shokët e fëmijërisë, kolegët poltikanë nga të gjitha forcat politike, prindërit e tij, bashkëshortja dhe dy djemtë, të afërm e të tjerë.

Në këtë ditëlindje Këshilli Bashkiak i ka dorëzuar titullin “Nderi i qytetit të Durrësit” pas vdekjes, djalit të tij, Glauk Olldashit. Ish-deputeti ka munguar fizikisht, por nëpërmjet një kolazhi fotografish, sinkronizuar me zërin e tij dhe muzikën e tij të preferuar, ka ardhur i gjallë në skenë.

Mësuesit e kanë përkujtuar si djalin e shkëlqyer në mësime, që në moshën 17-vjeçare shpërndante traktet kundër komunizimit e më pas pjesëmarrës aktiv në përmbysjen e sistemit.

Në Pallatin e Kuturës të Durrësit, të shumtë ishin qytetarët dhe miqtë e Ooldashit; miku i tij Igli Cara solli kujtime dhe tha se ai është sfinksi i politikës shqiptare, që diti të fitojë e të humbasë me nder.

Kozeta Mamaqi, nëna e Olldashit, për asnjë moment nuk ka reshtur së lotuari, teksa shumë miq e dashamirës e kanë e përkujtuar atë.

Sokol Olldashi lindi më 17 dhjetor 1972 në qytetin e Durrësit dhe vdiq në 20 nëntor 2013 në një aksident të rëndë automobilistik në Krrabë.

(ar.sh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: