Forcat ruse vranë 132 civilë në Makariv, në rajonin e Kievit. Kështu deklaroi dje kryebashkiaku i qytetit ndërsa zyrtarët ukrainas vazhdojnë të vlerësojnë shkallën e shkatërrimit rreth kryeqytetit dhe veriut të vendit.

Kryebashkiaku Vadym Tokar tha se zyrtarët lokalë mblodhën trupat dhe thanë se ata ishin qëlluar nga forcat ruse. Mes të tjerash ai pohoi se pothuajse e gjithë infrastruktura e Makariv është shkatërruar, duke shtuar se komplekset e apartamenteve dhe ndërtesat e tjera u bombarduan dhe një spital u shkatërrua.

“Tashmë më shumë se një muaj jemi pa energji, ujë, gaz, pa linja telefonike. Ne nuk kemi as ushqime thelbësore në shtëpi”, tha Tokar. Makariv, tha ai, është goditur nga një “katastrofë mjekësore”, pasi të gjithë mjekët që janë evakuuar. Ai gjithashtu paralajmëroi se njerëzit në qytet po tregohen të kujdesshëm pasi minat janë të shpërndara nëpër fusha.

“Zonat tona të shpyllëzuara janë shumë të mbushura me mina, dhe kështu ne do të punojmë fillimisht në çminimin e këtyre zonave përpara se të fillojmë restaurimin e plotë të infrastrukturës sonë”, tha ai. Qyteti ka marrë ndihma dhe qytetarët po dalin në rrugë dhe po bëjnë çfarë munden për të pastruar rrënojat, tha kryebashkiaku.
Para pushtimit, rreth 15,000 njerëz jetonin në Makariv, por tani kanë mbetur më pak se 1,000. Tokar tha se banorët po kthehen gradualisht dhe qyteti po rimëkëmbet ngadalë, shkruan CNN.

Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 45% e Makariv është shkatërruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb