Një 76-vjeçar ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Lorena kodra.

Ngjarja ndodhi në zonën e Tecit në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

vijon/…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: