Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi nuk do të grumbullohet nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjet e radhës. Shkak për këtë vendim janë bërë fyerjet raciste të Acerbit ndaj brazilianit Juan Jesus, në fundin e ndeshjes Inter-Napoli, të përfunduar 1-1 dhe të mbajtur në San Siro.

“Acerbi është një djalë i mirë, por tha disa gjëra jo të bukura. E kaloi limitin, por më pas e kuptoi që e kishte ekzagjëruar dhe më kërkoi falje. Janë episode që ndodhin në fushë dhe unë preferoj t’i lë aty” – Tha Juan Jesus. Sa i takon ndeshjeve të Kombëtares së Italisë, në vend të Acerbit do të jetë Gianluca Mancini. Përfaqësuesja Axurre do të përballet me Venezuelen dhe Ekuadorin, në ndeshje miqësore.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: