Firence është kthyer në një tokë të ndalur për Milan, me “djallin” që në dy sezonet e fundit kanë humbur gjithnjë përballë Fiorentinës në ‘Franchi’. Këtë fakt e di shumë mirë edhe Stefano Pioli, me trajnerin që kërkon të mbajë ekipin të përqendruar përpara kësaj transfertë. Pioli duhet të bëjë në këtë takim pa shërbimet e Theo Hernandez, ndërsa në konferencë për shtyp i bëri komplimente edhe Interit për ecurinë e tyre këtë sezon:

Stefano Pioli
Stefano Pioli

“Këtu te Milan askush nuk mendon për të ardhmen, është folur shumë këtë sezon për këtë. Inter? Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon. Diferenca është reale, por në paguam shtrenjtë një moment të vështirë, ku humbën shumë terren brenda një muaji, nuk arritëm të fitonim disa ndeshje, por në javët e fundit jemi afruar. Çështja Acerbi? Nuk kam një informacion të mjaftueshëm për të dalë në një përfundim”, u shpreh ndër të tjera Stefano Piolo përpara sfidës me Fiorentinën, një ndeshje shumë e rëndësishme pasi kuqezinjtë kërkojnë të blindojnë vendin e dytë në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb