Gjatë transmetimit të lajmeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK) një aktivisti i PSD-së është paraqitur para kamerave gjatë transmetimit të edicionit të lajmeve me një pankartë në dorë ku thuhej “Radio Televizioni i Kurtit”. Pas kësaj ndërhyrjeje edicioni i lajmeve është ndërprerë përkohësisht.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka publikuar videon në Facebook, ka thënë se lajmet e televizionit publik tanimë e tutje janë lajmet e partisë së kryeministrit Kurti.

“Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”, shkroi ai.

Molliqaj ka theksuar se emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa ky veprim ka ndodhur vetëm një ditë pasi Bordi i RTK-së zgjodhi Rilind Gërvallën drejtor të televizionit për kanalet shqip. Gërvalla është konsideruar aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: