Në një kohë kur e gjithë bota është në luftë me Covid-19, Mino Raiola mendon dhe flet për merkato. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca, agjenti i famshëm, bën tifozët e Real Madrid të ëndërrojnë për një merkato vere të bujshme:

Pogba
Pogba

“Këtë verë dëshiroj të sjell në Madrid një lojtar të madh, me titull përfundimtar, do të ishte një kënaqësi e madhe. Pogba? Në të shkuarën ka pasur shumë interesim për të, të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Haaland? Është një xhevahir i madh, ka djegur çdo etapë por duhet ende të rritet. Nuk besoj se B.Dortmund do ta lë të lirë në verë, u shpreh Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb