Deputeti Ralf Gjoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Këshilli Politik nuk është një entitet politik.

Gjoni tha se mbështet në parim ndryshimet kushtetuese, ndërsa vlerësoi se duhet listë e hapur, në mënyrë që shqiptarët të votojnë në mënyrë publike.

“Nuk do të mbështetja asnjë interpretim kushtetues, që do të thuhej se është lojë. Të gjithë deputetët në parlament janë shprehur pro listave të hapura. Ne nuk e njohim Këshillin Politik, sepse për ne nuk ka asnjë vlerë juridike, nuk është entitet politik. Ndryshimet kushtetuese duhet të jetë vetëm për të pasur lista të hapura.

Unë jam i zhgënjyer që maxhoranca që ka refuzuar për të trajtuar kërkesën për ndryshim të sistemit. Çdo gjë në këtë shtet i është penguar qytetarëve që të vendosin ata. Qytetarët duhet të shprehen me referendum. Pa ndryshim sistemi, do të kishim pasoja të rënda për drejtësinë. Nuk votoj për asnjë draft që nuk parasheh lista të hapura. Unë kërkoj që të votohem nga qytetarët shqiptarë me një listë të hapur”, tha Ralf Gjoni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb