Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka falenderuar shqiptarët për besimin që i dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.
Duke postuar ‘foton e ditës’ të kryeministrit Rama me kabinetin e ministrave, Xhaçka ka falenderuar kreun e qeverisë për vlerësimin për të vjuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“GatiPërShqipërinë
Mirënjohje qytetarëve shqiptarë për besimin që na dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.
Mirënjohëse Kryeministrit Rama për vlerësimin për të vijuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një kohë plot sfida e mundësi të jashtëzakonshme për diplomacinë shqiptare. Një përgjegjësi e madhe për të bërë më të mirën për Shqipërinë”- shkruan ministrja në postim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb