Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u debatua në lidhje me projekt-ligjin mbi shpifjen.

Gazetarë dhe analistë në studio u shprehën “pro” dhe “kundër”, duke dhënë argumentet përkatëse. Gazetari Alfred Lela deklaroi se ky ligj iu jep mundësi të gjithë pushtetarëve që të vendosin censurë, qoftë në pushtet Berisha, Basha apo Rama.


Alfred Lela: Ky ligj për antishpifje është më tepër si formë censure. Me këtë ligj i bie që kushdo që të jetë në pushtet ushtron censurë.


Ardit Rada: Ne si gazetarë e kemi shumë të vështirë ta diskutojmë ligjin nga ana juridike ose ta kritikojmë.


Alfred Lela: E di sa herë ka ndryshuar fytyrë ky projekt-ligj.

Ardit Rada: Katër herë.

Alfred Lela: E pra, sot anëtarë të parlamentit nuk dinë variantin final. Është censurë. Nuk më duhen as debati, asgjë tjetër, përpos censurës. Ky është një ligj për censurë. Kthen ligjin për censurë si koha e monizmit. Nesër o Ardit do jetë Berisha ose Basha në pushtet e do e përdorë.

Ardit Rada: Jo nuk do e përdorë.

Alfred Lela: Ti përmend djegien e gazetës Koha Jonë dhe nuk përmend të ardhmen.  Nuk më duhet mua a është në pushtet Berisha, Basha a kushdo por është ligj censurues.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb