Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e parlamentit bullgar, që i hapi rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai bëri me dije se kishte marrë një telefonatë nga kreu i opozitës bullgare, ish-kryeministri Boyko Borissov, që kishte pasur një rol përcaktues për të hequr veton. Rama bëri thirrje që tashmë BE të veprojë shpejt.

MESAZHI I RAMES
Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: