Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë.

Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet.

“Shpronësimi kalon javën tjetër, është vlerësuar me çmimin e tregut dhe qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ose pagesën kesh, ose një apartament këtu, e cila do të jetë prapë me indeksin e hipotekës, por që ka një vlerë në treg që sa vjen e rritet çdo vit. Pjesa më e madhe kanë zgjedhur të marrin një apartament këtu, në vend që të marrin pagesën kesh”, tha Veliaj.

Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: