Analisti, Preç Zogaj, i ftuar në “Opinion”, ka folur në lidhje me emrin që do të zgjidhet në krye të shtetit shqiptar.

Ai ka sqaruar se si president i ri i vendit duhet të jetë një person i cili do të jetë në sintoni me reformën në drejtësi, e cila sipas sit është në një moment deciziv për momentin.

“Nesër do të orientohen drejtë një emri që plotëson disa kërkesa si euroatlantizmi. Rama është në SHBA, nuk besoj se ka indiferencë nga ndërkombëtarët se ka kohë që nuk është frekuentuar nga ndërkombëtarët.

Në këtë linjë, Dvorani ka marrë edhe një çmim nga amerikanët.

Një euroatlant i qartë është përbashkues.

Rama do të tentojë një figurë jo politike që kërkon ta paraqesë si risi në dallim nga të tjerët. është talent i Ramës ky.

Brenda nxitimit do të zgjedhin dikë që të jetë në sintoni me reformën në drejtësi se presidenti ka akoma rol dhe reforma në drejtësi është në fazë decizive, do ta kenë edhe këtë gjë parasysh.

Mirë do të ishte të kishin parasysh kritere më shumë se ai që vetëm të jetë i ndryshëm nga Meta.

Presidenti është kujtesë hipotekë e vlerave të shenjta, përbashkues edhe kur mban anë, njeri që njeh historinë.
President që ngatërrojnë muzikën me tallavane dhe pikturën me zhgarravinën…

Presidenti ka një kornizë kushtetuese, është figura e tij që rrezaton përtej kornizës.
Presidenti duhet të jetë një figurë politike ose jo, që të jetë qartazi e pranuar nga partnerët”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb