Analisti Genc Burimi i ftuar në emisionin “Opinion” në News24, foli për ngjarjet më të nxehta kryesore të politikës.

Burimi foli për kushtet që është Partia Demokratike dhe problemet që po hasen mes grupit të Berishës dhe Alibeaj-t dhe mbi emigrantët shqiptar në Britani.

Biseda në studio: 

Ina Qirjo: Flasim për vizitën e Kryeministrit Rama në Samitin e sotëm dhe për akuzat e ngritur nga Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman, mbi emigrantët shqiptar dhe përfshirjes së tyre në organizata kriminale. Si mund ta komentojmë këtë?

Genc Buimi: Ky konflikt mes shtypit britanik dhe Ramës dhe ka filluar që kur një gazetar britanik i thotë Ramës se emigrant të shumtë shqiptarë janë duke ardhur në Angli dhe i thotë: Unë nuk jam qeveria franceze, pyesni ata. Rama krahason iranianët që shkuan në Gjermani që u mirëpritën nga ta, ndërkohë që ju (Britania) po na diskriminoni dhe po na akuzoni. Ramën e vë në vështirësi fakti që duhet të kalojë Amnistinë Fiskale dhe i duhet opinioni publik. Pra kjo po e vë në pozitë të vështirë. Rama duhet ta pranojë që ka kriminelë që veprojnë në Angli dhe se kjo nuk është turp.

Ina Qirjo: Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak ka reaguar se vendi i tij po lufton trafikimin njerëzor. A ka ndonjë reagim tjetër nga Britania?

Genc Burimi: Ata po e shohin si një eksperincë të keqe që po kalon Franca, pasi bashkë janë zotuar të kthejnë në vendin e tyre çdo klandesitin duke treguar tolerancë zero. “Nëse Britania vazhdon dhe më can kokën mund të hakmerrem, pasi nuk ështe në BE”-thotë Rama. Pra nuk Iiprish shumë punë atij.

Ina Qirjo: Doja të ndalja të opozita, duket sikur ka shumë probleme brenda tyre.Primaret janë problemi kryesor i tyre. Ju thatë që sdo të ketë bashkim mes tyre. Si e komentoni?

Genc Burimi: Kusht është që Alibeaj të bashkohet më grupin e demokratëve. Grupi i Alibeaj thotë pse ti votoni ju Primaret? Ti votojmë ne. Kjo është nje kronikë e një bllofi të paralajmëruar

Ina Qirjo: Ne kushte të tilla, ku shkon PD?

Burimi: PD-ja, versioni bera ka në dorë partinë reale por jo atë legale. Problemi është nëse do shkojnë në zgjedhje me logon e PD-së apo jo, pasi Alibeaj do e përdorë atë. Ka shumë sfida, të ketë zgjedhje të parakoshme. Pak rëndësi nëse Berisha do të konkurrojë me partinë legale apo atë opozitare.

Sfida e dytë është të presë derisa të vendosë Gjykata. Të mendosh që gjykatës do i duhet kohë  që të vendosë.

Të isha Berisha, do zgjidhja një parti të demokratëve duke ndryshuar dhe logen. Por gjithësesi le të shkojë kështu në këto zgjedhje. Duhet që ai të krijojë forcë dhe autorutet ndaj këtij grupi ‘puçist’. Partia është e Berishës pasi ai e ka krijuar atë. Duhet që të denoncojë këtë pafytyrsi dhe të mos jetë naiv me Metën pasi në të ardhmen do hasin probleme mes tyre.

Ina Qirjo: Le të flasim për protestën e 12 nëntorit. Cfarë do të presim?

Genc Burimi: Asgjë! S’mund të jëtë më shumë së ajo e korrikut. Kjo protestë ka për qëllim të tregojë që është peotesta e parë nga ana simbolike. Smund të shpresojmë që do jetë protëstë që do rrezoje Qeverinë, se edhe po e rrezioi do vijë në pushtet një tjetër grup I PS-së, pasi ligjerisht u takon atyre. Opozita duhet të jetë më e bashkuar se kurrë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: