Një mësues iu bashkua protestës së 82-të para kryeministrisë. Ai nuk hezitoi të thoshte se largimi i Ramës është zgjidhja e duhur për shpëtimin e vendit.
Ndërkaq, ai falenderoi News 24 për mbulimin e protestës.
“Mirëmbrëma qyetarë, për të mirën e kombit po protestoni prej ditësh. Kësaj proteste të bukur i jam bashkuar edhe unë, mësues, me përvojë të gjatë në arsim.
Ndjej kënaqësi të veçantë, përshendes Neës 24 dhe të gjithë gazetarët si Osman Stafa dhe Klevin Muka, për punë të palodhur. Ky TV krejt ndryshe nga të tjerët, po i jep popullit tonë dritë jeshile dhe oksigjen. Ne dalim çdo ditë dhe protestojmë kundër këtij regjimi. Si Berisha dhe Rama, e kanë shfrytëzuar këtë popull. Ky popull nuk harron masakrët e Berishës.
Këta dy banditë e kanë kthyer shtetin në pushtet personal. Edi duhet të ikë me çdo kusht. Ballukun nuk e dorëzoi, mos të ia heqin imuminetin pasi është e inkriminuar bashkë me të në korrupsion. La pas arsimin, mbylli shkollat. Shëndetësia- Nuk ka asnjë ilaç të duhur. Këta kanë qënë kundër këtij vendi, unë kërkoj largimin e Ramës”.
