Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdari, teksa po mban interpelancën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Rama ka cituar disa nga artistët, që ishin pro shembjes së Teatrit, ndërsa Hajdari i ka nxjerrë disa vendime, që nga viti 2000, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës.

Sipas deputetes Hajdari, në vitin 2000 Rama është munduar të marrë truallin e Teatrit Kombëtar, si dhe të kalojë në pronës të baëshkisë Teatrin e Kukullave, por për këtë të fundit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga diskutimet:
Rama citon artistët:
Rajmonda Bulku: Teatri Kombëtar duhet të shembet, po punojmë në kushte mizerabël.
Kadri Rroshi: Amani mon a bëni një teatër të ri.
Laert Vasili: Të ardhmen nuk e ndalon dot njeri, projekti ka një super arkitekt. Çështja është urgjente, situata është emergjente, teatri na duhet dje, as sot, as nesër.
Tani z. Hajdari hajde dhe fol pardje.

Hajdari: Kur i kanë thënë këto fjalë artistët? Ju i përçatë ata. Çështja është nëse duhet t’i ruajmë këto vlera kulturore. Ju e shkatërruat teatrin në mënyrë barbare, në 4 të mëngjesit. Uroj që një ditë ti të jesh i ulur te banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra: më 2000 ishit kryetar bashkie, u munduat të merrnit truallin. Nga viti 2000 deri më 2017 nuk është bërë asgjë për atë teatër, nuk është restauruar, nuk është mirëmbajtur. A mos është bërë kjo në mënyrë të qëllimshme nga ju z.kryeministër, se nuk ka mundësi të mos vihet dorë në atë teatër. Më 2017, sapo keni ardhur në qeveri, e keni përgjysmuar këtë qendër historike. Pse e keni përgjysmuar? Pse e keni dashur atë truall?

Problemi juaj vazhdon, i keni kaluar Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe trualli. Si ka mundësi z.kryeministër, si e keni shkatërruar atë teatër? Mos e keni bërë në mënyrë të paligjshme shembjen e Teatrit Kombëtar? Ju nuk ja keni transferuar fare godinën e teatrit Bashkisë së Tiranës, e megjithatë e prishët.

Rezulton edhe një gjë tjetër: në vitin 2000 ju keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave, në pronësi të Bashkisë së Tiranës, dhe Gjykata Kushtetuese ua ka kundërshtuar këtë transfertë. E ka bërë, sepse ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës. Edhe Teatri Kombëtar nuk mund t’i transferohet Bashkisë së Tiranës. Uroj që ta kuptoni që ky opsesioni juaj do iu kushtojë rëndë. Ata artistë që duan të ruajnë të shkuarën janë duke menduar për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb