TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin e tij ERTV në emisionin ‘Zone e Lirë’. I pyetur nga Arian Çani për licencën dhe numrin e punonjësve, kryeministri u shpreh se markën e ka regjistruar, ndërsa për ERTV punojnë tre persona të punësuar në zyrën e medias së PS.

Kryeministri tha se ata janë pjesë e FRESSH dhe janë me pagë dhe të siguruar.

“ERTV është facebook video dhe gjithkush mund të bëjë një televizion vetë. Ata që janë mbas ekranit janë grup i vogël njerëzish që punojnë në zyrën e medias së PS. Janë tre persona me rrogë dhe të siguruar. Janë të gjithë nga FRESSH.

ERTV është thjesht një shpikje e thjeshtë. Thonë tv, tv, por të gjithë mund të bëjnë televizion video. E kam regjistruar si markë që në një të ardhme të bëjmë gjëra më të bukura”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: