Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj opozitës, duke thënë se me ata në pushtet ka vetëm rrëmujë dhe gjëra që bëhen mbrapsht.

Nga Asambleja e PS, Rama pranoi se ka akoma probleme në shumë fusha, si në arsim, shëndetësi e infrastrukturë, por jo sipas tij, sa kur qeveriste opozita.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj opozitës, duke thënë se me ata në pushtet ka vetëm rrëmujë dhe gjëra që bëhen mbrapsht.


“Përtej fakteve në aspektin ekonomik, strukturor, zhvillimor, qoftë të shtetit, qoftë të shoqërisë, ka një fakt në themel, që në cdo drejtim me PS ka më shumë përpjekje dhe ka përpjekje të pandalshme dhe të pakthyeshme për t’i vënë gjërat në vend dhe për t’i bërë gjërat drejt. Me ata tjerët ka vetëm rrëmujë dhe gjërat që bëhen, bëhen mbrapsht. Në të gjitha këto fusha ka probleme me padrejtësinë, padiskutim, padrejtësi mbi biznesin e vogël e të madh, për arsye se akoma sistemi ynë i kontrollit nuk është në lartësinë e dinjitetit që ne duam për këtë vend.

Ka akoma mësuese që nuk arrijnë dot, nëse janë në atë kuotën e vogël të atyre që merren me kontratë. Patjetër që ka akoma probleme me infermierë, që nuk i rrinë mbi kokë çdo njeriu në nevojë dhe nuk shkojnë çdo ditë në punë. Patjetër ka akoma probleme me mjekë, që marrin lekë, por ama më thoni ‘ka ndonjë gjë që mund të jetë njësoj sot si dje?’. Është absolutisht e pamundur të bësh krahasimin. Ka vetëm një rrugë, që është PS, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb