Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim në Durrës nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se 28% e buxhetit të  bashkisë së Durrësit ka shkuar për inceneratorin e Tiranës, ndërsa theksoi se 9 mln euro vidhen dhe shkojnë në offshore.

“11 vjet vetëm gënjeshtra dhe premtime, hap thesin e premtime para zgjedhjeve. Ai ka një tmerr të madh në zgjedhjet që po vinë se e mësuan keq, ata më parë, ia falën pushtetin vendor. Ndaj tani të gjithë në 14 maj drejt kutive. Rilindja edhe të vetmin port kërkon t’ja zhbëjë Durrësit. Si të mos kemi ne në Durrës ivenstime të huaja? A ka vend më të favorshëm se sa Durrësi? Të gjithë të ndëshkojmë këtë shpërfillje që ka pasur Rilindja ndaj Durrësit dhe të gjithë të votojnë Igli Carën. T’i japim mundësinë që çdo taksë të shkojë në interesin tuaj. Jo të shkojë për xhepat re tyre. Durrësi është një qytet i kulturës dhe ka nevojë për ambiente sociale. Zëri i të rinjve dhe të rejave të Durrësit do të mbizotërojë në këtë Këshill. Të rinjtë nuk duhet të ndihen të përjashtuar dhe të largohen nga vendi i tyre. Ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh se buxheti i Kosovës, por gjendja tek ne është me problematike sepse  9 mln eurot e Durrësit dhe durrsakëve shkojnë për offshorin. Nga atje kontaminohen dhe vijnë këtu në Ishëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb