Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, deklaroi se kryeministri Edi Rama vetëm iu shmanget përgjegjësive. Meta theksoi se me Ramën kryeministër, nuk mund të ketë normalitet.

“Për sa kohë që Edi Rama është kryeministër, nuk mund të ketë jetë normale parlamentare. Le të shpresojmë që të ketë normalitet. Por, nuk besoj se normaliteti do të zgjasë shumë. Rama do bëjë gjithçka për të bllokuar llogaridhënien. Nga Komisionet Hetimore ne presim të verifikohet paligjshmëria dhe veprimet mafioze që janë kryer në TIMS nga grupet mafioze, që mbështeten nga Rilindja.

Nuk pres ndonjë gjë nga Reforma Zgjedhore. Unë besoj se edhe opozita duhet që të riorganizohet në themel. Riorganizimi i duhet edhe Partisë Demokratike. Organizimi është shumë i rëndësishëm. Prandaj unë çohem shpejt dhe eci me ritëm. Sali Berisha është më i organizuar nga të gjithë. E rëndësishme është që opozita po lëviz”, deklaroi Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: