Kryeministri Edi Rama duke inspektuar punimet në Bypass-in e Shkodrës ka sulmuar kryebashkiaken aktuale për ndërtimin e rrugës prej 17.5 kilometrash.

Rama thotë se Ademi duhet që të japë prova se syri i saj shqetësohet për punët e saj duke i përmendur hyrjen e Shkodrës.

Sipas tij, Ademi e ka lënë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve dhe pasi ta shohë dhe ta pastrojë atë atëhere qeveria mund ta bindë për Bypassin e ri.

Më tej ai thekson se Bypass-i i Shkodrës është diskutuar që në kohën e PD, dhe madje ishte llogaritur si i bërë, por po ndërtohet sot dhe do të shërbejë dhe si digë për përmbytjet që ndodhin në Shkodër.

”Edhe njëherë e para që të ketë besueshmëri, kryetarja e Bashkisë këtu se s’dua të bëj polemika me atë, po është e pamundur ti shmangësh, lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj shqetësohet duke parë njëherë atë Zimbabven që ka lënë aty te hyrja. Mbasi ta shikojë atë dhe ta pastrojë atë Zimbabven e vogël, të japë një provë që syri i saj shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit të saj, atëhere dhe mund ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë thjesht një rrugë. Kët s’bëhet fjalë as për shëtitore. Këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një Bypass të qytetit, dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet, janë të dyja bashkë. Kjo temë nuk është e sotme është diskutuar dem baba dem që kur qeveriste partia e znj. kryetare. Në këtë pikë sugjerimi i specialistëve është i vetmi për t’u ndjekur. Ndërsa syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova. Kur sheh Zimbaven aty të rrënqethet mishi. Dhe jo sikur je në Shkodrën e Luigj Gurakuqit, por nuk është ajo që kemi sot sepse bashkëjetesa me rrumpallën dhe me plehrat është normalitet. Për këtë mos u shqetësoni fare, e vetmja gjë që duhet shqetësuar janë shpronësimet që kanë të drejtë të marrin dëmshpërblimin. Atyre që kanë këtë problem, është një tjetër storie e trashëguar. Bypass-i po bëhet sot, por ishte llogaritur si e bërë.”- tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb