Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, inspektoi punimet në kantierin e hapur të rrugës së Dukagjinit, një aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve.

Është një segment i aksit të rrugës së Dukagjinit, loti i dytë për këtë segment që kemi filluar, prej 30 km. Punimet konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimit të veprave të artit dhe ndërtimit të një shtrese çakulli. Me lotin e pare prej 17 km kemi filluar punimet dhe jemi drejt përfundimit. Këtu jemi në ditët e para të mobilizimit të punimeve të kantierit. Parashikojmë që brenda vitit ky aks të përfundojë!” – shpjegoi inxhinieri i punimeve, i cili tha se rruga është pjesë e projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Rrugët e Bardha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, teksa diskutoi me ekspertët mbi detaje të projektit: “Rrugët e bardha janë rrugë turistike në të gjithë botën, nuk është domosdoshmëri t’i hedhësh asfalt patjetër, por në proces patjetër që duhet të mirëmbahen dhe pastaj patjetër që edhe asfaltin do t’ia hedhim nuk diskutohet. Austria, Zvicra, Spanja, mos të shkojmë më lart këto që përmenda janë edhe me borë dhe ngrica kanë zona që i mbajnë vetë kështu, po kuptohet do atë mirëmbajtjen që të jetë gjithmonë në rregull. Megjithatë ne si fillim do ta bëjmë rrugë të bardhë, se nuk na le Beneti pa e bërë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt kuptohet.” – u shpreh ai.

Rruga e Dukagjinit përfshin disa fshatra, mes tyre Kir, Nicaj-Shosh, Pepaj, Lotaj, Ndërlysaj, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb