Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur naftëtareve të Ballshit, të cilat pohuan se nuk do të dalin nga greva e urisë nëse nuk i plotësohen kërkesat.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë pohoi se ato kanë të drejtën e tyre që mos të dalin nga greva, ndërsa shtoi se do të jetë e pamundur që të ulen bashkë për dialog me ultimatume e presione.

Rama i bëri thirrje që ato të ndalin grevën dhe të ulen në një tryezë për dialog.

REAGIMI I RAMËS
Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb