Në rubrikën “Opionin” në News24, Akil Kraja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka mohuar ngritjen e Komisionit Hetimor, duke shtuar se tashmë është thjesht drejtues i godinës së Kryeministrisë, pasi sipas tij është një kryeministër në ikje.

“Europa e do Shqipërinë në BE, po i takon qeverisë shqiptare që të luftojë korrupsionin. Kemi të bëjmë edhe më një kryeministër që në artikulimin e tij duket që është në ikje.  Kemi të bëjmë me një kryeministër që është i ekspozuar jo në një por në dy dosje penale. Kemi të bëjmë me influenca ilegale të padeklaruara. Ti sulmon Europën, korrupsion Amerikën, godet mediat e lira. Pra je thjesht një autokrat. S’mund të pranojmë të kemi një kryeministër putinist. Çmimi i naftës vendoset nga shteti, çmimi i shportës vendoset nga shteti, ky është një skandal. Sa i përket McGonigal faktet janë aty”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se qëllimi i kryeministrit është të godasë opozitën e vendit dhe se çështja e McGonigal ishte një skemë që tregoi edhe korrupsionin e përfshirjes së Ramës.

“Të jeni të bindur që presioni për protestat është shumë i madh. 3 marsi është një thirrje edhe për socialistët, pra një protestë anti-Rama. Ka bërë vetëm korrupsion, një politikë, putinistë, edhe Erdoganiste nëse dëshironi. Kam bindjen se një individ që ka dy dosje penale të hapura në SHBA, dhe nëse vazhdon me këtë mendësi dhunë kundër opozitës, kundër mediave të lira do të marrë përgjigjen e merituar. Protesta e 3 marsit pikë kthesë e revolucionit demokratik. Pra të jeni të bindur që në 3 mars në orën 12:00 do të jenë të gjithë përballë Kryeministrisë”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb