Analisti dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi, i ftuar këtë mbrëmje në ‘Open’, analizoi rezultatin e parë të këtyre zgjedhjeve, atë të dalë nga Vora, Kamza dhe Elbasani, ku votimi u bë në mënyrë elektronike.

Ai tha se Edi Rama ka krijuar një sistem manipulimi në zgjedhje, të cilin e nisi si projekt pilot në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në 2016, e më pas e aplikoi edhe në zgjedhjet pasardhëse.

Sipas Zekthit ky sistem, dhe kiza në PD kanë sjellë këtë rezultat pro PS, ndërsa tha se e re në këto zgjedhje është niveli i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Çështja e manipulimit të zgjedhjeve me një sistem të PS i organizuar në detaje ka nisur që në 2016, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Mund të ketë qenë një projekt pilot që u aplikuar më pas në 2017 dhe 2021.

Këta e mbajnë të targetuar publikun që ta nxjerrin më pas në zgjedhje. PD në 2017 humbi keq ato zgjedhje dhe në 2021, pikërisht të këtij sistemi. Sot shoh të re që pjesëmarrja është 36%, 20% më pak, 160 mijë vota më pak, që do të thotë 16 mandate deputetësh. Mendoj se kriza në PD, përpjekja e Berishës që thotë vetëm unë mund të fitoj dhe koalicioni me Metën, nuk ishin një mundësi e mirë. Sistemi i Ramës kombinuar me mungesën e thellë të motivimit, mendoj se kanë prodhuar këtë rezultat. Shqipëria është në një zgrip të frikshëm. Kjo është një luftë e shëmtuar për të marrë dhe përdorur partitë për arsye personale”, u shpreh Zekthi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: