TIRANA

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në një konferencë për mediat se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.

Në kohën që Rama mbante fjalimin, protestues të shumtë ishin rrugëve të Tirnës, si shenjë revolte për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.

Teksa Rama lajmëroi se Lleshaj i ka paraqitur atij dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, qytetarët në protestë kanë duartrokitur.

Demonstruesit, megjithatë nuk duken të kënaqur me kaq, por kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të tjerë policorë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb