TIRANË

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer etiketimet për Presidentin e Republikës Ilir Meta pas deklaratave të tij se vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me ‘grusht të hekurt’. Rama tha se Meta është zhveshur nga roli i Presidentit dhe është zhytur në fushatë politike.

“Më vjen shumë keq, por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i Presidentit dhe njëherë tjetër dhe është zhytur në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi shpk-në e Monikës dhe tribusë së tij. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të një retorike që na turpëron ne të gjithëve si qytetarët të këtij vendi që vjen nga goja e presidentit tonë por që nuk duhet të çudisë askënd sepse Ilir Meta është kryetar i shtabit elektoral të opozitës që përdor për këtë, zyrën e Ppresidentit të Republikës”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb