Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameroon do të mikpritet në Tiranë më 22 maj nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 12:00.

Pikërisht këtë vizitë e ka komentuar në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, gazetari Arben Manaj.

Manaj tha se asnjëherë nuk mund të dihet se çfarë flitet në prapaskenë dhe për këtë mori rastin e marrëveshjes së Ramës me Melonin. Sipas tij, edhe në këtë rast ndoshta arrihet ndonjë marrëveshje mes Ramës e Cameroon, por se asgjë nuk është e sigurt. Sipas tij, Rama duhet të bëjë më shumë për të formalizuar ata emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britani.

“Në mediat britanike shumë pak flitet për këtë vizitë të David Cameroon. Mendoj se Cameroon vjen në Tiranë për imigracionin ilegal. Emigrantët në Britaninë e Madhe kanë rënë ndjeshëm në numër. Diku po përpunohet një plan, por nuk kuptohet çfarë plani është sepse janë biseda shumë personale. Edhe me Melonin nuk u kuptua marrëveshja, sepse bisedat ishin personale dhe papritur u tha se është arritur marrëveshja për emigrantët. Nisur nga marrëveshja që ka arritur mes Ramës dhe Sunak, ka bërë që numri i shqiptarëve në MB të bjerë në nivele rekorde. Të arrihet së paku lehtësi për procesin e vizave. Rama duhet të kërkojë më shumë, të formalizojë emigrantët që janë në Britani, se nuk janë më shumë se 12 mijë, sepse shqiptarët që kanë mbetur në Britaninë e Madhe meritojnë më shumë”, deklaroi gazetari Manaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: