FIER- Kryeministri Edi Rama në daljet e tij publike në turet elektorale nuk kursen akuzat, por edhe ironitë në drejtim të Partisë Demokratike.

Andaj, edhe kësaj radhe i pari i qeverisë ka bërë batuta në drejtim të liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Nga Roskoveci Rama tha se qeveria mund të kishte zgjedhur që ta linte ende Bashën në çadër duke protestuar, ndërsa PS mund të vijonte fushatën e qetë nën hije, duke pritur fitoren e 18 qershorit (Data e parë e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve).

“Mund ta kishim lënë Lulin në çadër në pikun e vapës dhe vet rrinin në hije, që të prisnin 18 qershorin. Por ne nuk duam që të marrim kështu qeverinë. Njerëzit tanë nuk kanë nevojë për shumë përkëdheli, janë ambicioz. Unë kur kam ardhur këtu para 4 vitesh, ju kam thënë: “Na jepni votën që të bëjmë për Roskovecin, atë që nuk është bërë për 25 vite”. Sot ju them që na jepni besimin e plotë që të ecin para me përgjegjësi dhe ne do bëjmë për Roskovecin atë që nuk është bërë për 27 vite. Të gjithë vendosni. Është populli se kush do të fitojë garën, por dhe si do jetë Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: