Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

“Procesi zgjedhor nis me organizatat. Më pas me kryetarët e forumet, kongresin, asamblenë deri atëherë secili ka një detyrë e do të vlerësohet nga vetë procesi. Por dua që që sot të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër, qarkun e drejton Valdrin Pjetri. Qarkun e Tiranës që të ketë më shumë rezultat propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Duke qënë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i jap një detyrë tjetër, qarkun do ta drejtojë Sandër Lleshaj”,- tha Rama.

Ndryshime do të ketë edhe në sekretariat, ku një post iu besua Ilir Beqajt.

“Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë”,- tha Rama.

Po ashtu mësohet se Lindita Nikolla do të merret me burimet njerëzore. Gent Cakajt i është besuar drejtimi i rinisë dhe Partia e dixhitalizuar do të jetë nënë drejtimin e Blerina Gjylametit.

Ndryshimet në PS
Valdrin Pjetri- Koordinator për qarkun e Shkodrës në vend të Ditmir Bushatit

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati- Koordinatorë në Tiranë në vend të Blerina Gjylametit

Sandër Lleshaj- Koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Ilir Beqaj- Sekretar për koordinimin e punës së këshillave

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin

Arben Pëllumbi- Sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla- Sekretare për burime njerëzore në PS

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb