Kryeministri Edi Rama bën me dije se Shqipëria gjatë 5 muajve të parë të 2020 ka eksportuar 1200 ton prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE-së.

Rama shton gjithashtu se qeveria vijon të mbështesë industrinë e peshkimit, që sipas tij në 5 vitet e fundit është rritur më shumë se 25 vitet e mëparshme së bashku.

Duket se pas bujqësisë, edhe akuakultura ka rritur eksportet pavarësisht goditjes nga kriza e pandemisë.

 

 

STATUSI NGA EDI RAMA

 

Në fermat e akuakulturës “Alb- Adriatico 2013” dhe “Al Marina” në Gjirin e Vlorës?

 

Në 5 muajt e parë të këtij viti eksportuam rreth 1200 ton prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE-së. Ndërkohë përmes programeve mbështetëse, vijojmë të financojmë direkt industrinë e peshkimit, e cila në 5 vitet e fundit është rritur më shumë se në 25 vitet e mëparshme të marra së bashku?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb