Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ngjitur në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare në Durrës së bashku me gjeneralin amerikan Tod D. Wolters dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Pasi vizitës në anije, ata kanë shkëmbyer disa dhurata. Rama ia ka dhuruar gjeneralit një pikturë dhe suvenir. Ndërkohë edhe Wolters i ka dhuruar diçka simbolike Ramës.

Sot filloi stërvitja e NATO-s në bashkëpunim me SHBA dhe vende të tjera aleate në Shqipëri ‘”Defender Europe 21’’ ku marrin pjesë 28 mijë trupa nga shumë vende.

STATUSI NGA EDI RAMA

Durrës – Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”

Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb