TIRANË- Gazetarja Eni Vasili është surprizuar pafund në ditën e saj të lindjes, madje edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ndonëse në Bruksel, ku pritet të ketë disa takime të rëndësishme kreu i qeverisë nuk ka harruar t’i dërgojë një dhuratë moderatores së njohur të emisionit “Studio e Hapur”, pjesë e të cilit ka qenë i ftuar edhe kryeministri.
Eni Vasili ka gjetur në tryezën e saj të punës një shishe vere të personalizuar me emrin e kryeministrit dhe një dedikim të veçantë për të.
Dy mbrëmjet e fundit, të mërkurën dhe të enjten Eni Vasili ka mbyllur dy intervista të rëndësishme siç ishte ajo me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një ditë më vonë me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, por pavarësisht kësaj kryeministri i vendit nuk e ka harrur ditëlindjen e gazetares Eni Vasili dhe ka vendosur ta surprizojë atë.
Në një postim në Facebook, gazetarja gjen rastin të falenderojë edhe stafin që në mesnatë u kujdesën të lënë mbi tavolinën e saj jë tufë me lule dhe një verë.
Ky videoclipi eshte nje nga surprizat me te bukura qe me erdhen dje mbrema . Kjo eshte tavolina ime e punes pak pas mesnate pas mbylljes se emisionit kur sapo isha larguar dhe ky eshte stafi im ? ? ? ? ? ? ?.Thnx Jona #fullofideas . ❤️ you. P.S Me pelqeu regjia meqe ra fjala ? ? ?.Thnx Vini, lindi , Andu.Ju jeni me te miret dhe une jam ajo me fat.
(m.a/BalkanWeb)