Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku po merr pjesë në forumin diplomatik të Antalias. Rama nxjerr pamjet nga takimi me presidentin turk Erdogan, një takim dhe pritje e ngrohtë.

“Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, shkruan Rama.

Në forumin diplomatik të Antalias, merrte pjesë dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb