XHAFZOTAJ

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiiaku i Shijakut Elton Arbana kanë dhënë çelësat për të tjera familje, që kanë hyrë në shtëpitë e reja, banesat e së cilëve ishin shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se qeveria punon edhe për ditën e Vitit të Ri, për të qenë sa më afër qytetarëve të Shqipërisë.

Ndërsa, Ahmetaj nënvizoi se vetëm në Bashkinë Shijak, janë afër 400 familje, që tashmë kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara.

Arben Ahmetaj: Në Tiranë, në Shijak, në Kavajë, Krujë etj  janë afër 1000 familje që hyjnë në shtëpi të reja përpara Vitit të Ri. Ndërsa, në Shijak janë rindërtuar 400 shtëpi, ku familjarët kanë hyrë në banesat e reja për natën e ndërrimit të viteve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb