Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se të gjithë pensionistët në vend po marrin këto ditë sipas premtimit të tij bonusin e “Pakos së Madhe”.

Rama shtoi se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, qeveria do të dhurojë një tjetër bonus për pensionistët, në mënyrë që sipas tij barra e inflacioni të luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur

*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: