Protestës së sotme që po mbahet në Tiranë, i janë bashkuar një numër i lartë qytetarëve të moshave të ndryshme.
Një pensionist teksa mori fjalën e tij, kërkoi dorëheqjen, duke akuzuar qeverinë se nuk ka punuar për pensionistët.
“140 hajdutët që rritën rrogat e tyre dhe i lanë pensionistët. Të 140 ata duhet të japin dorëheqjen. Të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të mos mbeten të përjetshëm. Të hiqet vendimi i turpshëm, këshillohet gjyqtari me 4 muret…Rama nuk është më kryeministër, ne këtu e kemi shkarkuar, të shkojë prona te i zoti. Jam 100 % dakord që Rama në burg dhe Berisha në burg”, tha ai.
