Kryeministri Edi Rama publikon të tjerat pamje nga spitalet Covid në vend, ku këtë mëngjes është ndalur tek ajo që ndodh brenda spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Përmes një mesazhi në Facebook, Rama sulmon dhe opozitën duke e quajtur “lehaqeniet të cakerdisur”.
Mesazhi i Rames:
MIRËMËNGJES 😊
dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë 🙏
(BalkanWeb)