Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga rruga e re e Lumit të Vlorës, për të cilën shkruan se është pritur prej dekadash.

Përbri videos, kreu i qeverisë shkruan se kur rruga të përfundojë dhe të dalë në bregun e Jonit, turistët do të zbulojë një thesar natyror në këtë luginë të pashkelur.

“RRUGA E RE (dhe e shumëpritur prej dekadash e Lumit të Vlorës) LIVE? Çfarë thesari natyror do të zbulohet në sytë e shqiptarëve dhe turistëve te huaj në këtë luginë të pashkelur, kur rruga të përfundojë e të dalë poshtë në bregun e Jonit”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb