TIRANË– Në Kuvend bëhen ligjet, por ama ka edhe debate konstruktive dhe fjalor të “çmuar” nga fondi i popullit. Një debat i tillë ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës, Edi Paloka dhe Arben Ristani. Ndërsa Kryeministri Rama ka përmendur gjyqet me të dy këta deputetë të akuzuar nga ai vetë për shpifje, Paloka ka rikujtuar raportin e OSBE-së. Rama i ka thënë Palokës ‘se ha bukë duke i shërbyer partisë dhe thotë broçkullat që ajo s’mund t’i thotë’. Madje kryeministri e ka “këshilluar” të hajë përshesh! Nga ana tjetër nënkryetari i PD-së, Paloka iu përgjigj se “është i dështuar” dhe i përmendi ekspozitën në Gjermani.

Por më tej ka reaguar edhe deputeti Ristani, që ka risjellë vargjet e autorit të madh shqiptar Andon Zako Çajupi, duke e quajtur kryeministrin, turkoshak, veshgjatë.

Paloka: Raporti i OSBE-së na përmend edhe ne, po nuk jemi të dënuar, je ti zotëri.

Rama: Do ishte shumë mirë… Të lutem profesor (Edmond Spahos). Ti nuk hy tek ata që flasin kot, ti flet plot. Ty dhe Kastriotin (Islamin) kemi. Tek gjyqi, historia është shumë e thjeshtë. Publikisht folën për fakte. Edi Rama është i lidhur me këtë, takohet me këtë. Të gjitha këto janë fakte dhe unë ju ftova në gjykatë të jepnit një provë. Dhe ju e dhatë, është prova që unë e dija, që ju jeni hallexhinj. Hanë bukë me ato që mendojnë të tjerët. Po ti e ekzagjerove se the që mendoj pak më shumë, ti nuk mendon fare. Ti ha bukë duke i shërbyer partisë, duke thënë të gjithë llojet e broçkullave që si thotë dot partia. Ha përshesh, hallall se vërtetë punën që të ka caktuar partia e bën shumë mirë.

Paloka: Nuk pres që të bëhem kryeministër që të bëj shkarravina që në emër të qeverisë ti çoj jashtë shtetit. Ke qenë i dështuar gjithë jetën. Ky popull të njeh mirë, ata që s’të njihnin po të njohin. Kështu që ti merru me punët tona. Hap ekspozita.

(kërkon fjalën Ristani)

Rama: Emrin nuk ja përmenda por kur them shpifës profesionist ai e di për kë flas dhe çohet në këmbë, kështu që çohu se do hash bukë edhe ti, se e mori përsheshin Paloka.

Ristani: Ka ditë që dëgjojmë vetëm fjalë të ndyra nga ky zotëri në parlament. Më vjen në mend Çajupi tek Klubi i Selanikut “Po tu thaftë goja more Beu ynë që nuk e the një fjalë të mirë…Po qenke veshgjatë mor Beu ynë! Po qenke turk more Beu ynë. Të shkon shumë me këta turkoshakë. Shyqyr që e di dhe ti dhe ua thua edhe në sy. Këtë parlament e ke kriminalizuar ti. Ti i ke prurë njerëzit e akuzuar për trafik droge e prostitucion dhe sot vjen na bën teorira. Turkoshakë e veshgjatë, tu thaftë goja e të plastë koka që nuk e the një fjalë të mirë!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: