Protestuesit kanë dorëzuar në SPAK librin “Albanian Files”, ndërsa theksojnë kërkojnë dorëheqjen e panegoiueshme të Ramës.
Aktivisti Andi Tepelena theksoi se kryeministri po fyen çdo ditë qytetarët, duke shtuar se po përdor metoda të ish-Sigurimit.
“Po tregojmë që kjo qeveri është e kapur, nga oligarkia, nga bandat. Nuk ka afat kjo është rezistencë që do zgjasë në kohë deri në dorëheqjen e Ramës të panegociueshme. Lëvizja është e qëndrueshme, numrat janë të qëndrueshme, nuk kemi problem në këtë aspekt. Vetë sheshi e ka treguar rezistencën. Rama duhet të shkojë përpara drejtësisë. Data 4 do jetë shumë e fuqishme dhe do bashkohen shumë shqiptarë nga a. Po tregojmë që jemi proamerikane dhe proevropiane”, tha ai.
