Aktivisti Arben Kola gjatë fjalës së tij për News24 para nisjes së protestës deklaroi se tubimet e organizuara kanë qenë paqësore, ndërsa hodhi akuza dhe kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, gjatë 35 ditëve të protestave janë shkaktuar më pak dëme materiale sesa, sipas pretendimeve të tij, në ambientet e Kryeministrisë.
“Protestat tona janë paqësore. Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij”, u shpreh aktivisti.
Ai vijoi me akuza ndaj kryeministrit, duke pretenduar se ky i fundit “po thyen gjithçka që i del përpara”.
“Duhet ta dinin që Edi Rama duhet të ishte në spital. Manipuloi gjithçka dhe u bë kryeministër. Sipas informacioneve nga kryeministria, ai po thyen gjithçka që i del përpara. Kështuqë protestuesit në 35 ditë kanë thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij. I është prishur algforitmit. Ka kaluar në çmenduri totale. Duhet të vazhdojmë kështu. Për pak kohë mund të kalojë në çmenduri. Mund të dëgjojmë lajmin që hidhet nga dritarja”, tha ai.
