*I sapomberritur ne New York, Rama zhvilloi nje takim dhe me shqiptaret qe jetojne aty
TIRANE-Kryeministri Edi Rama është takuar sot në New York me kryetarin e Bashkisë, Bill De Blasio. Rama ka shprehur falënderimet për pritjen në faqen e tij në Facebook e Twitter.

“Kënaqesi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut ne stacionin e pare te vizites ne SHBA. Thank you so much Mayor @deBlasioNYC”, shkruan Rama.

Në këtë takim, kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë de Blasio e përgëzoi Kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra.
Kryetari i Bashkisë de Blasio gjithashtu vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në New York.

I sapomberritur ne New York, Rama zhvilloi nje takim dhe me shqiptaret qe jetojne aty. Kete e beri te ditur me nje publikim te radhes po ne rrjetin social, Facebook.
“Faleminderit çdokujt qe me pranine sonte e beri takimin me shqiptaret e Nju Jorkut kaq mbreselenes per numrin e madh dhe energjjne pozitive”.

Ndërkaq, komisionerja për Çështjet Ndërkombëtare në Bashkinë e New Yorkut, Penny Abeywardena, i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë.

“Edi Rama, të lumtur që ju mirëpritëm sot në zyrën e kryebashkiakut të New Yorkut. Komuniteti shqiptar, i rëndësishëm për përbërjen e larmishme të City-t”, shkruan komisionerja në Twitter.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: