Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit të qytetarëve në rajon, ku shihet se Shqipëria zë vendin e parë. Sipas Ramës, nuk ka nder më të madh për të se udhëheqja e kësaj lufte.

“#KrenarpërShqipërinë??
Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju❤️dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë?”, shkruan Rama.

Në grafik thuhet se vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, përfshi këtu Turqinë, ndërkohë që në vend të dytë renditet Kroacia.

Nga ana tjetër Kosova është e parafundit, para Bosnjë Hercegovinës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: