Kryeministri Edi Rama teksa pranoi hapur herën e vetme që ka ndërhyrë në diskutimet dhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka qenë në lidhje me Kosovën. Ai tha për ‘Real Story’ se kufiri nuk duhej të mbyllej asnjëherë, pasi Kosova nuk ishte shtet tjetër.

Ndërkohë që Rama ka refuzuar që të flasë për Albin Kurtin, pavarësisht se gazetari Balla e pyeti disa herë.

“Qysh në ditën e parë kur na erdhi kjo mortje. Ua kam thënë atyre në diskutimin që kemi pasur. Iu kam thënë se diskutoheshin kufijtë, hyrjet, daljet, dhe fillimisht që një mbylle e madhe iu kam thënë; shikoni këtu, nuk duhet të ndodh që Kosovën ta shihni si shtet tjetër. Jo më! Se pati një moment që u mbyll. Ky ka qenë diskutimi. Ka ndodh diçka, a ishte nga ana e atyre a ne. S’jam shumë… i kam thënë se; ju lutem shumë që kini parasysh që Kosova nuk është shtet tjetër në këtë luftë të përbashkët për shëndetin dhe që i ka rënë gjithë dynjasë.”, tha Rama.

Balla: Ça do të thotë kjo?
Rama: Kjo do të thotë ça thash unë. Gjykojeni mirë apo gabim

Balla: Po nuk është korrekte

Rama: Po s’është korrekte. As nëse jemi dy shtete. Se korrekte është…Ajo që është vendosur karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, është se kam pasur reagime dhe nga deputetet e PS. I kam thënë; Mos më thoni mua. Niko Peleshi nuk ka qenë i lumtur për këtë gjë. Kush e ka me zemër dhe kush vjen si patriot, vjen dhe voton. Më kupton.

Balla: S’voton dot..
Rama: Teoria që; ne na pengoi karantina, është një marrëzi e vërtetë. Ça baze tjetër mund të ketë

Balla: Nuk i ndruheni faktit se nga Kosova mund të vijnë votues që …

Rama: Të vijë kush të dojë dhe të bëjë ça të dojë. Dmth jo që të futet në furgonat e LSI dhe vjen dhe i merr jetën ndonjë tjetri. Komiteti mund të bëjë ça të dojë mund të mbyll e hap kufijtë, por tek Kosova nuk do të toleroja, do flisja. Për Albin Kurtin nuk flas. S’kam asnjë koment.
Balla: Pse?
Rama: Jo. (Cuq)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb