VLORË

Kryeministri Edi Rama po shijon të shtunën në bregdetin e Jugut. Ai ka postuar një video në “Facebook” duke notuar, një pamje që të kujton ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili çdo vit postonte video duke thyer rekordin e tij.

“Mirëmëngjes”, shkruan kryeministri teksa shfaqet në mes të detit dhe përshëndet me dorë. Me sa duket shefi i maxhorancës ka zgjedhur të pushojë një ditë para votimeve të 30 qershorit ku nuk merr pjesë opozita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: