Pas protestave të vazhdueshme për rreth 1 vit me radhë, banorët e lagjes “Epidamn” në Durrrës, banesat dhe bizneset e të cilëve rrezikojnë te shemben në kuadër të projektit “TID” kanë njohur fitoren e parë, pasi kryeministri Rama ka firmosur shfuqizimin e vendimit për rindërtim në pjesën historike të Durrësit.

Ne vendimin e firmosur nga kryeministri Rama më 30 korrik është vendosur shfuqizimi i Planit të Detyruar Vendor Durrës, nr.5, duke ngarkuar Ministrinë e

Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e plotë.

Arkitektja Entela Koja, njëherësh edhe banore në këtë lagje sqaron për gazetaren e News24, Jorsena Brahimllari se shfuqizimi i këtij vendimi ndalon prishjen e disa objekteve, të cilat “Projekti TID” i kishte marrë si të mirëqenë se do të shembeshin pikërisht mbi bazën e këtij vendimi. Pra, automatikisht ndryshojnë kushtet mbi të cilat është hartuar Projekti TID, për rrjedhojë, vetë projekti duhet të ndryshojë, sqaron më tej arkitektja.

Megjithatë, shfuqizimi i këtij vendimi ngre disa pyetje kryesore, sipas Kojës, e cila kërkon transparencë se cilat nga objektet e parashikuara më parë në projekt për prishje dhe shpronësim nuk klasifikohen më si të tilla pas këtij vendimi.

Sipas arkitektes, ky zhvillim në thelb e delegjitimon zbatimin e “TID Durrës” në formën aktuale, pasi rreth 20 nga 74 shtëpi dhe prona të parashikuara fillimisht për prishje dhe shpronësim nuk klasifikohen më si të tilla pas vendimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb