Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se është shkaktari kryesor i dështimeve në ekonomi, shëndetësi, mirëqenie sociale, dhe përgjegjës i ikjes së të rinjve nga Shqipëria.

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht edhe Drejtori i Kabinetit Basha, Dorjan Teliti, shprehet se PD ka gati planin për të ndryshuar këtë situatë pas 25 prillit, nëse të djathtët do të votohen nga shqiptarët.

Një nga angazhimet kryesore të PD, është dyfishimi i ndihmës ekonomike për 65 mijë familje në nevojë. Sa i përket pensioneve, Teliti shprehet se zotimi i demokratëve është rritja jo më pak se 5% në vit.

Eksperti i ekonomisë shprehet se brenda mandatit të parë të demokratëve, do të jenë 20 mijë familje të reja që do të përfitojnë nga pagesa e interesave bankare nga qeveria.

Sipas Telitit programi ‘Shqipëria Fiton’, është një plan i mirëmenduar dhe i realizueshëm, sepse qeveria e ardhshme nuk do i çojë paratë tek oligarkët apo koncesionet, por tek qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb