Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me bilancin që solli pak më herët kryeministri Edi Rama sa i takon procesit të rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bardhi theksoi se procesi i rindërtimit është një nga dështimet e mëdha të Ramës. Sipas demokratëve Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin., ndërsa shtoi se iu ka dhënë shumicë fondesh klientëve të vetë.

REAGIMI I BARDHIT
Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.
Më konkretisht:
? Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. ?
? Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. ?
? Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. ?
Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.
Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb