Në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, ishte i ftuar kryeredaktori i gazetës shqiptare Erl Murati, ku bëri një analizë të zhvillimeve më të bujshme të ndodhura gjatë vitit që lamë pas.

Gjatë kësaj bisede Murati u ndal fillimisht tek zhvillimet në Partinë Demokratike.

“Në 14 maj besoj do të shohim edhe efektet negative, ndoshta  një përçarje”, tha ai.

Më tej u shpreh se revolucionin e përfolur e ka përjetuar PD, duke shtuar se pas datës 14 maj mund të ketë një bashkim të kësaj force politike.

“Kryeministri Rama nuk mund ta bëjë amnistinë fiskale pa pasur lejen e ndërkombëtarëve”, kështu u shpreh ndër të tjera Murati.

Kapja e peshqve të mëdhenj?

Murati: Që nga 4 shkurti nuk kemi parë që drejtësia ka evoluar. Që me kapjen e Saimir Tahirin, ka ndalur. Nuk është drejtësia që shqiptarët presin. Jemi në vitin e 7 të drejtësisë së reformuar dhe pritshmëritë janë më të lartë. Nuk shoh të kemi një ngritje cilësore të konsiderueshme. Hiq rastin e Tahirit drejtësia e vjetër ishte më produktive.

Më tej shtoi se ka ardhur momenti për të bërë drejtësi.

Afera e inceneratorëve

Murati: Alqi Bllako ishte përfaqësues serioz i PS, nuk është se u shënua një pikë kthese. Përtej përgjegjësisë penale ka edhe një përgjegjësi politike. Akuzat duhen marrë seriozisht. për aferën e inceneratorëve duam apo ishte fitore e opozitës. Akuzat u vërtetuan nga Prokuroria. Duhet një reflektim nga ana e kryeministrit që të pranojë dhe t’i trajtojë seriozisht kritikat dhe akuzat e opozitës për aferën e inceneratorëve.

Murati ndër të tjera tha se kryeministri Rama duhet ti merrte seriozisht akuzat dhe kritikat për aferën e inceneratorëve, ndërsa shtoi se akuzat e opozitës u pranuan nga Prokuroria. Kjo çështje sipas tij u pa si një fitore e opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: